Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publikimit të skandalit të MPJD-së lidhur me kontratën për dërgesat diplomatike.

Ahmetaj ka thënë se MPJD-ja është në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës.

Ajo ka pyetur se si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë.

“Ministria e Jashtme në krizë totale!  Për shkak të paaftësisë së Donika 400 pasaporta humben gjatë transportit nga Ministria e Jashtmr dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike, duke i ‘vënë drynin’ Ministrisë. Si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë?

Shok dhe zhgënjim për mërgimtarët tanë! Kërkojmë nga institucionet që të marrin përgjegjësi për të kthyer besimin dhe dinjitetin tek ata që, edhe pse larg, kurrë nuk e harrojnë rrënjën e tyre. Tani është koha që të tregojmë se Kosova i mbron dhe i çmon qytetarët e saj, kudo që janë”, ka shkruar ajo.

 

x
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!