Hoxhaj i PDK-së thotë JO koalicionit me LVV-në: Qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga opozita

(Lajm i përditësuar)


Hoxhaj thotë se nuk pret ndryshim të politikës së SHBA-së ndaj Kosovës pavarësisht kush vjen në pushtet atje

Nënkryetari  PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin Click në RTV21 tha se nuk pret ndyrshim të politikës së SHBA-së ndaj Kosovës pavarësisht se kush do të vijë në pushtet në zgjedhjet e nëntorit.

“Republikanët dhe Demokratët do të jenë të përkushtuar ta mbështesin Kosovën, edhe pavarësisht se kush është në pushtet në Kosovë”, tha ai.


Hoxhaj: Jam i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta udhëheq Bedri Hamza

Nënkryetari  PDK-së Enver Hoxhaj në emisionin Click në RTV21 tha se pret që kandidati I PDK-së BEdri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Jam i sigurtë se qeverinë e ardhshme do ta udhëheq Bedri Hamza si kryeministër i Kosovës, ndërsa formula qeverisëse të cilën unë e pfreferoj duhet të ishte me kolegët që janë në opozitë”, tha Hoxhaj

Ai shtoi se ndryshimi I 2019 dhe 2021 ishte më i dëmshmi për Kosovën.


Hoxhaj i PDK-së thotë JO koalicionit me LVV-në: Qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga opozita

Nënkryetari  PDK-së Enver Hoxhaj në emisionin Click në RTV21 tha se  nuk sheh ndonjë urë që mund ta bashkojëPDK-në  për koalicion me Vetëvendosjen.

“Nuk e shoh se është e mundur, për shkak të asaj se si Vetëvendosje e sheh politikën se si e sheh raportin me vebdimmarrjen me shtetin me shoqërinë me partnerët tonë perëndimor e shoh të pamundur, mendoj se çfarë mund të ndodh me 9 shkurt është ndryshimi, qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet prej opozitës, nëse vendi në 2019 dhe 2021 ka votuar për ndryshim, por ndryshimi mund të jetë mund të jetë për të mirë dhe të keq dhe është parë që ndryshimi që ka ndodhur ka qenë për të keq mendoj që 2025 më 9 shkurt duht të votohet për ndryshim dhe subjektet politike duhet ta gjejnë një rrugë   se si mund ta kthejmë Kosovën në binarë.”, tha ai.


Hoxhaj: Kosova aktualisht s’ka politike të jashtme, por është temë që përçan shqiptarët

Ish ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj duke komentuar deklaratat e ministers së punëve të jashtme Donika Gërvalla se Kosova ka përjetuar një refromim të politikës së jashtme gjatë qeverisë Kurti tha se ai flet me fakte e jo paragjykime.

“Prioritet i politikës së jashtme të Ksoovës që nga viti 2008 është njohja ndërkombëtare, gjatë kësaj kohe nuk e kemi asnjë njohje ndërkombëtare, prioritet i dytë idhënë është anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, në Këshill të Evropës dështuam , kemi apliku për ta marrë stautsin e kandidatit tash e dy vite askush nuk e trajton kërkesën tonë për ta marrë statusine kandidatit dhe nuk asnjë anëtarësim të vetëm në asnjë organizatë në botë. Së treti prioritet I politikës së jashtme janë raportet me rajonin, Kosova në të kaluarën është një temë që i ka bë bashkë shqiptar, Kosova tash është një temë që i përçan , i polarizon shqiptarët, prioritet tjetër janë raportet me Amerikën, zoti Kurti për 5 vitë se ka bërë një vziitë të vetme bilaterale, një marrëveshje të vetme bilaterale…me fjalë të tjera nuk ka asnjë rezultat konkret , nuk ka pasur fare politikë të jashtme gjatë këtyre katër vite, dhe asnjë herë Kosova nuk ka qenë në sjelljen e saj si një vend ë nuk I beson askush”, u shpreh ai.


Hoxhaj: Nuk di se si rregullohet një kerr, por di si ndërtohet një shtet

Enver Hoxhaj ga PDK pas kritikave që bëri për Qeverinë Kurti kur u pyet se pse bashkësia ndërkombëtare duhet t’i besojë opozitës më shumë se Kurtit, në aspektin e procesit të integrimit të Kosovës në Evropë e organizata, Hoxhaj tha se janë të njohur për bashkësinë ndërkombëtare.

“Na njeh që 20 vjet bashkësia ndërkombëtare neve që jemi adrese dhe forcë që ka udhëhequr këtë vend në një fazë më kritike, mendoj që PDK në këtë punë ka trashëgimi për rezultate konkrete, ne kemi pasur një paradigm të re se çka i bie shumë në politikë të jashtme se ka një qeveri e cila ka menduar se rezultati I 2021 është revulucion, dhe revolucionarët nuk negociojnë dhe nuk bëjnë compromise në raport me fuqitë e mëdha dhe kjo kulturë politike ka sjellë izolim të Kosovës, sanksionim të Kosovës dhe ne kemi mendu që për Kosovën është e rëndësishme mbështetja ndërkobëtare …ne historikisht kemi lëviz këtë vend deri te pavarësia e njohja ndërkombëtare”, u shpreh Hoxhaj.

“unë nuk kam përvojë se si mund ta rregullojmë një kerr apo të shkruajmë receta më të mira për kuzhinë , po se si ndërtohet një shtet duke qenë dikush që ka qenë prej fillimit aty e di në detaje se si ndërtohet një shtet se si negociohet dhe sfida kryesore që ka ky vend në 2025 është politika e jashtme, natyrisht që kemi problem tjera ekonomike, shëndetësore, por nëse kemi një problem i cili e ka primatin mbi të gjitha problemet e tjera është politika e jashtme, raporti jonë me botën, me partnerët tanë perëndrimor, raportoi jonë më kundërshtarët tonë strategjik, Kina , Rusia , Serbia.”, tha ai.


Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhet të shkoj paralelisht me normalizimin e raporteve me Serbinë

Enver Hoxhaj nga PDK në emisionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi mundësinë se për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane duhet ta pranojnë Asociacionin që sipas tij nënkupton autonominë e serbëve të Kosovës.

“ mendoj se një gjë e tillë është e mundur, por nuk mendoj se do të duhet të lejojmë të krijohet një Republika Serbska në veri te vendit port ë gjenden modalitete të cilat në thelb nuk janë as autonomi politike as territoriale”

Ai theskoi se anëtarësimi në NATO do të duhet të shkonte paralelisht me normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej shtoi se në këto rrethana mund të mos arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por sipas tij Kosova do të mund të anëtarësohet në NATO.

“ Kjo do ta ndryshonte paradigmën e Serbisë në raport me Kosovësn se ma num  mund të ketë pretendime territorial e ndaj një shtetit të NATO-s sepse do të hynte në lufte me ANTO-n, unë mendoj se kjo do të ishte fitorja e radhes e jona”, tha Hoxhaj.

Kur u pyet se a do të mund ta bënte kryeministri Albin Kurti, Kosovën anëtare të NATO-s, Hoxhaj tha se për katër vjet e fundit nuk ka pasur as reformë të brendshme, as sukses të jashtëm dhe nuk ka pritje që Kosova mund të lëvizë nën udhëheqjen e Kurtit për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë të jashtme e më se paku në NATO.


Hoxhaj: Në vitin 2025 nuk shoh arritje më të madhe se sa atë  të anëtarësimin e Kosovës në NATO

Enver Hoxhaj nga PDK në emisionin “Click” në RTV21 tha se nga draft-statuti Qeveria duhet ta heq rezolutën 1244 e pastaj ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Unë  e shoh si mundësi që realisht ne duke pranuar disa kompromise të vogla ta marrim një arritje të madhe siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO , në 2025 nuk shoh arritje më të madhe”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se ky është synimi i PDK-së nëse vjen në pushtet.


Hoxhaj: Nëse jemi bashkë për ta mbështetur Ukrainën kundër Rusisë, është absurde të mos jemi bashkë për mbështejten e Kosovës kundër Serbisë

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha në emsionin “Click” në RTV21 se kryeministri Kurti në takimin e parë kur I ka fituar zgjedhjet e fundit ka kërkuar consensus për dialog.

“Por zoti Kurti pastaj me idenë që ta ketë një reforimim të dialogut në fakt nuk ka kërkuar më as me opozitën por as me partnerët ndërkombëtar”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se dialogu është një temë që tejakalon mandatin e partive politike “ nuk është temë se kush mund te jetë më kreativ nuk është çështje vetëm e ekspertizës … ne nëse për politiën e jashtme jemi bashkë për ta mbështetur Ukrainën kundër Rusisë është absurde të mos jemi bashkë kundër Serbisë për ta mbështetur Kosovën, por Kurti nuk ka bërë përpjekje serioze asnjëherë qe ne realisht të krijojmë një kornizë një klimë një bashkëpunim për çështjet e dialgut”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tregon se pse nuk janë zbatuar asnjëherë marrëveshja e 2013 dhe ajo e 2015

Enver Hoxhaj nga PDK tregoi arsyen se pse Kosova nuk e ka zbatuar asnjëherë marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015  kur ky subjekt politik ishte në pushtet.

“ Deklaratat i kam thënë edhe në atë kohë se ne e zbatojmë marrëveshjen e 2013 dhe 2015 vetëm  në kontestin e njohjes së ndërsjelltë dhe të anëtarësimit të Kosovës në OKB”, tha Hoxhaj në “Click” të RTV21

“Nëse kjo nuk ndodh unë mendoj se Kosova nuk do të duhej ta bëjë asnjë hap të vetëm, nëse kjo nuk nodh mendoj se plani B është anëtarësimi i Kosovës në NATO.”, , tha ai.


Hoxhaj: Kosova duhet ta bëjë një plan që të del prej moçalit ku ka hy

Enver Hoxhaj nga PDK në emisionin “Click” në RTV21 u pyet se a mundet Kosova ta rinegociojë çështjen e Asociacionit. Hoxhaj tha se Kosova ka nevojë që ta rifillojë një proces politik duke marrë në konsideratë ato se çfarë ka ndodhur deri më tani.

“unë nuk dua të hy në debatin që në të ardhmën në pushtet do ta heqim atë paragraph apo këtë, çka ka nevojë Kosova është kjo cila është kudnër vlera çka përfiton Kosova prej zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të draftsatutit të Asociacionit, nëse ideja e Asociacionit është që kjo umbrellë të ofrojë sigurinë e këtyre komunave të Kosovës, cila është sigrua e Kosovës, marrëveshja finale”, tha Hoxhaj.

Ai tha se Ksova duhet ta ketë një plan strategjik ta zhbllokojë ngërçin.

“të del prej moçalit ku ka hy të del prej kurthit të vetizolimit duke zbatuar ato për të cilat kemi rënë dakord pa evënë në pikëpyetje rendin tonë kushtetues, por duke ditë se ku do të jemi në pesë vitet e ardhshme në përmbyllje të shtetndërimit”, u shpreh Hoxhaj.


Hoxhaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, është dëmi më i madh ndaj Kosovës në 30 vitet e fundit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend.

“Kurti Osmani dhe Konjufca kanëçu letër në Këshill të Evropës të nëshkruar të tre që i pranojnë të gjitha obilgimet e mundshme nga dialogu Kosovë – Serbi dhe Zoti Kurti në çdo takim thotë se i pranojmë të tria por i pranojmë në pako e pako nënkupton nënshkrimin e marrëveshje, pra zoti Kurti e ka pranuar Asociaciacionin të cilin ne nuk e dijmë se kush e ka shkruar atë draft, vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosoës dhe ky është dëmi më i madh që di kush i ka shkaktuar Kosovës në këto 30 vitet e fundit”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se Kurti ka pranuar një draft që është autonomi.

“Dëmi kolosal që Qeveria Kurti i ka bërë Kosoës, Kosova e ka në tavolinë përtej asaj që thotë a duhet nënshkrim a jo”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas tij për vet faktin se Kurti ka pranuar këto obligime bashkësia ndërkomëbtare I mërr si të mirëqena.


Hoxhaj: Kurti iu qet hi syve qytetarve, por dokumentet kur pranohen kanë fuqinë e tyre edhe pa nënshkrim

Enver Hoxhaj nga PDK duke folur për marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit tha se Kurti do të duhej të negocionte .

“Shqetësimi yne ka qenë prej fillimit se zoti Kurti ka pasur një kornizë të qartë të dialogut, e korniza ka qenë e bartur prej disa qeverive dhe kjo kornizë e qartë e dialogut që  e thotë edhe vet Borrell në fjalimin e fundit qe e kishte ka paraprë që të ketë marrëveshje obligative ligjore, por zoti Kurti ka kërkuar që të ndryshohet një gjë e tillë , dhe meqë është hequr dorë prej asaj mënyre te negociimit , meqë Kurti dhe Vuçiq nuk kanë krijuar një kontest të negociimit ne kemi përfunduar në një situatë ku është krijaur një draft plan franko- gjerman i cili iu është prezentuar palëve dhe palët I kanë thënë Po në Bruksel, Po në Ohër dhe si i tillë është në fuqi. Përkundër asaj që zoti Kurti po iu qët hi qytetarevë të Kosovës po i u thotë që pa nënshkrim nuk ka zbatim dihet se në marrëdhëniet ndërkombëtare dokumentet e kanë fuqinë e tyre zbatuese është prej asaj se si pranohen të tilla edhe pa nënshkrim, tha Hoxhaj


Hoxhaj: Kosova nën udhëheqjen e Kurtit ka pësuar dëme kolosale duke negociuar keq

Më tej Hoxha komentoi deklaratën tjetër të O’ brien se ka rreth 400 asociacione në Evropë, por refeencën e kishte te Belgjika dhe Suedia.

“Të këto vende (Belgjika dhe Suedia) flitet për autonomi të plotë territorial, politike, kulturore. Prandaj unë mendoj se Kosova nën udhëheqje të zotit Kurti ka pësuar dëme të mëdha kolosale duke negociuar keq dhe këto marrëveshje këto obligime që i ka marrë përsipër do t’i ketë në tavolinë çdo qeveri dhe nuk mund të ketë asnjë progres në rrugën tonë evrpiane nëse nuk zbatohen sit ë tilla “, tha Hoxhaj


Hoxhaj: Draft- statuti Asociacionit ka elemente që e vendos në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës

Duke komentuar vizitën e O’Brien Enver Hoxha në emsionin “Click” në RTV21  tha se ai e tha shumë qartë se  pret nga Kosova që Asociacioni si i tillë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por nëse e kam parasysh tekstin ku përmendet 1244 te arbitrazhi, vetëm këto dy elemente e vendosin në pikëpytje shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

“Jemi në një situatë ku partnerët tanë e marrin për të mirëqenë për të kryer Asociacionin, e në anën tjetër draft-statuti i Asociacionit ka elemente që si i tillë e vendos në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.


Hoxhaj: Nuk pres lëvizje në dialog deri në shkurt të 2025

Ish ministri i Punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj tha se nuk pret që gjatë tetorit e as nëntorit deri në shkurt të vitit të ardhshëm të ketë ndonjë lëvizje në procesin e dialogut.

“ As në zbatimin e marrëveshjes as në të ndonjë situate ku ne do ta krijonim përshtypjen se po bëhet një pikë kthese në dialogun Kosovë – Serbi, çfarë unë pres është që të ndoshta të bëhet përpjekje që të gjendet një zgjidhje për planin e rritjes por sa e lexova unë qendrimin e BE-së Kosova nën udhëheqjen e kryeminsitrit Kurti e ka manovruar vetën në një siutatë të tillë ku realisht nuk asnjë përfitim për pa e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe pa e dërguar Asoiaciinin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.’

“Kemi ardhur në një situatë që Qeveria e Kosovës nuk mund të lëvizë ndërkombëtarisht njëjtë siukurse ka përjetuar me KiE por edhe me organizata tjera nëse nuk i zbaton obligimet nga Merrëveshja e Brukselit dhe nga Asociacionit”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Në agjendën e reformave të BE-së fjala anëtarësim është fshirë për Kosovën

Duke folur për planin e rritjes të BE-së, Enver Hoxhaj nga PDK tha se Bashkimi Evropian gjendet në një fazë interesante, duke përmendur luftën në Ukrainë.

“Ka një të menduar në BE se Shqupëria dhe Mali i  Zi për arsye të reformave të brendshme por edhe për të ia dhënë një shtytje të re rajonit mund të anëtarësohen në vitin 2030 në BE…”,tha ai.

Duke folur për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Hoxhaj tha se në agjendërn e Refromave të BE-së në tekst kur vinte të Kosovës nuk përmendet fare fjala anëtarësim  i Kosovës në BE.

“Për të gjitha shtetet e rajonit kishte një gjuhë të qartë se nëse vendet e rajonit e bëjnë punën e tyre për Bashkim Evropian te Kosova ishte fshirë tërësisht fjala anëtarësim, te vendet tjera flitej qartë se mund të ketë një prioces të antëraësimit dhe vendet do të marrin obligime prej neve nu prite se do të marrim obligime për anëtarësim në BE dhe unë mendoj se qasja e BE-së që këkron që të zbatohet marrëveshja e Brukselit po pa një aqartsësi të asaj që t’I ofrohet një rrugë e qartë e anëtarësimit dhe përmbushja e obligimit tregon për një politikë të standarteve të dyfishta dhe mendoj se kjo do të ishte tema që qeveria e Kosovës ne Bruksel por duhe të ia thonë qartë edhe Von Der Lyen nëse vjen në Prishtinë që ta sqarojë se çka i bie kjo për Kosovën”, tha Hoxhaj.


Marrëveshjet ndërkombëtare, Hoxhaj: S’mund të bëhmi bashkë derisa nuk informohemi për sigurinë në vend

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj tha se si subjekt politik në Kuvend kanë votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, megjithatë sipas tij një gjë e tillë nuk mund të bëhet me pas daljes së audioincizimeve të Kusari Lilës me Radojiçiqin.

“Është absurd që të jemi bashkë për ndonjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk informohemi për sigurinë e vendit”, tha ai.


Hoxhaj: Mihali nuk ka pozitë për të ndërhyrë në ndërmarrjet publike

Enver Hoxhaj nga PDK komentoi edhe bisedat e publikuara të Dejona Mihalit nga VV me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai tha se Mihali nuk ka pozitë për të ndërhyrë në ndërmarrjet publike dhe për këtë po kërkojnë përgjegjësi deputetët.

“ndërsa sa i përket anës ligjore është çështje e prokuorisë”, tha ai në emisonin “Click” në RTV21.


Hoxhaj: Në një kohë kur ushtria serbe i afrohet kufirit me Kosovën, FSK është pa ushqim

Nënkrytari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për situtatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai tha se në një kohë kur Kurti thotë se kufirit me Kosovën po i afrohet xhandarmëria serbe, pjestarët e FSK-së janë pa ushqim.

“Ne kemi situatën që FSK marrin kuzhinierë nga menza e studentëve nga insitucionet tjera për të bërë ushqimin gati për pjesëtarët e sigurisë së Kosovës, në një kohë kur ai po thotë që siguria është priotitet, në një kohë kur ai thotë se armatosja e FSK-së është prioritet që modernimzimi dhe paisja me mjetet më modern është prioritet , në nëj kohë kur bota po vërtetë kërcënohet nga një fazë e rë të një lufte jo botërore por ndohsta më të madhe në 4  vitet e ardhshme të Ksovës ne e kemi FSK-në me një përballje të thjeshtë se çfarë ushqimi kanë për drekë ose për darke”, tha ai.


Hoxhaj: Kusari Lila në emër të Kurtit ka folur me Radojçiqin dhe Listën Serbe

Sipas tij shefja e grupit parlamentar nuk flet me ndonjë parti politike pa u kordinu me krytar të partisë

“Zonja Mimoza Kusari Lila ka folur në emrët të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin dhe me Listën Serbe “, tha Hoxhaj.

Sipas tij debati këtu qëndron se sa është përfshirë Kurti dhe çka i bie kjo për sigurinë e Kosvës.

“Dhe ne si deputet të pozitës kërkojmë llogari dhe  përgjegjësi nga Kurti dhe nga Kusari Lila për atë se çfarë ka ndodhur. Dhe përpjekja që të ndrrohen temat se ne po bëjmë luftë hibride unë mendoj se është paftyrësi se agresioni është njëra prej formave të luftës hibride ajo se çfarë ka ndodh me 24 shtator, dhe ne do të kërkojmë që kjo temë të zbardhet dhe PDK e opozita nuk do të ndalet deri të zbardhet”, tha ai.

Audio- incizimet, Hoxhaj: Kurtit do t’i krëkohet  të japë llogari para deputetëve

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj në emisonin “Click” në RTV21 u pyet se pse nuk kërkuan dorëheqjen e Kurti, pas publikimeve të përgjimeve të Kusari Lilës me Radjoiçiqin .

Hoxhaj tha se aktualisht është fillimi i debatit.

“Do të ketë kërkesa që Kurti të japë llogari para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në çdo vend normal dhe serioz pë rnjë situatë e cila ka qenë jashtë imagjinatës tonë, do të duhej të vinte kryeminsitri në Kuvend dhe të jep llogari”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj: Si do të shfaqet Kurti e Kusari Lila para varrit të Afrim Bunjakut

Më tej hoxha ka përmendur rënien e heroit Afrim Bunjaku gjatë agresionit në Banjskë,.

“Si do të shfaqen Albin Kurti dhe Mimoza Kusari Lila para varrit të  Afrim Bunjakut, do të qesin lule, do ta mbulojnë këtë me luftën hibride dhe me pallavra dhe me rrena ditore.”, tha ai.


Hoxhaj: Agresioni në Banjskë ishte luifte hibride e Serbisë, pjesë e kësaj ishte Kusari Lila

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka thënë se opozita ka nisur një luftë hibride ndaj Qeverisë, Enver Hoxhaj nga PDK në emisionin “Click” në RTV21 tha se agresioni që ka ndodhur më 24 shtator është tipik luftë hibride.

“Lufta hibride  nënkupton mjetet politike , mjetet diplomatike , përpjekjet për grushtet, përpjekjet për agresion është kështu mjet tipik dhe pjesë e kësaj lufte hibride të Serbisë kundër Kosovës sikurse është provu me audio-incizime është shefja e grupit parlamentar të grupit të tij parlamentar”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Debati i opozitës për bisedën Kusari Lila- Radojiçiq është për interes nacional jo për fushatë

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj tha në emisionin “Click” në RTV21 se në Kohnë kur është pranuar marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit dhe një javë pasi Kurti takoi Vuçi1in në Bruksel me 24 shtator ka ndodhur sulmi.

“Për derisa kemi qenë në dialog ka ndodh një akt i agresionit, dhe në këtë drejtim mendoj se nëse ka pasur një komunikim të zonjës Kusari Lila përtej asaj se është incizu e publiku, deputetëve dhe opinionit publik për shkaqe të sigurisë, për shkaqe të intersit nacional iu takon që të dinë se çfarë ka ndodhur dhe një debat të cilin e ka inicu opozita nuk ka të bëjë me betejë politike dhe fushatë zgjedhore, ka të bëjë me sigurinë e vendit dhe çdo deputet i cili do të binte në një situatë politike unë mendoj se do të sillej komplet ndryshe”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj : Kusari Lila foli me Radojiçiqin kur ky po përgatiste aneksimin e veriut

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21, komentoi bisedat e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvebdosjes Mimoza Kusari me Milan Radojiçiqin, tha se për këto Kusari Lila e ka obligim që të përgjigjet në Kuvend.

Sipas tij komunikimi i Kusari Lila me Radojiçiqin ka ndodhur në kohën kur ky i fundit po përgatiste ankesimin e veriut.

“Në çdo vend të botës qeveria do të duhej të thirrjen në përgjegjësi se nuk jemi duke foluir të zakonshme jemi duke folur për një ngjarje e cila për herë të parë pas lirisë së Kosovës Serbia ka pasur në tavolinë opsionin për ta pushtuar një pjesë të territorit të Ksoovës dhe me nje njëri që ka pasur ta bëjë këtë ka  folur Kusari Lila”, tha Hoxhaj.

Sipas tij kjo temë duhet të shtrorhet në tri katër nivele.

“Në 1 ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, dhe siguria e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me Banjskës por a mund të përsëritet edhe situata të tjera të ngjashme në të ardhmen.” Tha Hoxhaj.

Ai shtoi se së dyti ka të bëjë me një temë politike.

“Zoti Kurti ka thënë se këta nuk bëjnë kurrë koalicion me Listën Serbe me Radojiçiqin nuk janë në bashkëqeverisje, dhe komunikimi I Kusari Lilës, dhe deklaratat e Pacollit që thotë se në prani të Kurtit dhe Osmanit e kanë thirrë Radojiçiqin  dhe kanë kërkuar votën dhe mbështejtene  tij tregojnë që këta kanë qenë në bashkëqeverisje me Radojiçiqin me të cilin edhe kanë bërë përpjekë që ta nxjerrin edhe një aëntarë të gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se së treti kjo është çështje morale dhe moralisht do të duhet të kërkohet përgjegjësi.

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj dhe në emisionin “Click “ në RTV21 se prokuoria do të duhet që të gjitha organet e sigurisë, Policia, AKI, pastaj krerët e shtetit të ia sqarojnë publikut se çfarë ka ndodhur konkretisht në Bansjë në shtator të 2023-tës.


Hoxhaj: Vlerësojmë sjelljen e sotme të Konjufcës

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21, foli për udhëheqjen që ai iu bëri  seancave të fundit të thirrur nga opozita, pasi që mungonte kryetari I Kuvendit Glauk Konjufca. Hoxhaj tha se për t’i udhëhequr këto seanca ishte i autorizuar nga Konjufca, pasi që ky i fundit ishte për vizitë jashtë shtetit.

Derisa, komentoi edhe kthimin e Konjufcës  dhe udhëheqjen e senacës së sotme të Kuvedendit paavrësisht se subjekti politik ku ai bën pjesë, vetëvendosje bojkotoi këtë seancë.

“Mendoj se sot e ka udhëhequr seancën dhe tregoi që përtej funksionit që ka në subjektin e tij politik ai është kryetar i Kuvendit dhe sillet si kryetar i Kuvendit dhe ne si opozitë vlerësojmë një sjellje të tillë”, tha Hoxhaj./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>