Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për viktima

Sonte rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka thënë për KosovaPress, se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>