LDK-ja fton seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njoftoi se ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për të enjten (24 tetor) për t’i adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se seanca do të nisë në orën 12:00.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kohëve të fundit janë publikuar mesazhe mes koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Mihali e fton atë në një takim në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, por i thotë të mbajë kapele.

Për mesazhet e Mihalit, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nxjerrin në pah më së miri kriminalitetin.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>