Greva e punëtoreve teknike në Kuvendin e Kosovës, një grua bëhet për spital
Kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se njëra nga grevistet, grua, që ishte duke protestuar për të drejtat e tyre për paga, është shtruar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) që nga mëngjesi.
Sipas kryetarit të SPSPK-së, Azemit grevistja ka pësuar lëndime të mëdha dhe kjo si rrjedhojë e neglizhencës nga Kuvendi i Kosovës.
Azemi theksoi se sot është dita e 37-të që ato janë në grevë.
“Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve, sipas mjekëve kjo grua ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 09: 00 deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë- QKUK. Sipas deklarimit të mjekut ky person ka presion psikik , pse ka ardhur deri te kjo sigurish do e shpjegoi vetë ajo , se sa ka qenë i rëndë rasti sigurisht se dinë më së miri me shpjegua sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për çdo lavdat , e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 eu s’poi dalin për jetesë , barna. Kjo është mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne”, ka shkruar Azemi.