​Paneli për ekonomi, Muja: Rritja e raportimeve të fitimit të bizneseve po shkon drejt trefishimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja në panelin e sotëm për ekonomi të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur mbi zhvillimin ekonomik të vendit gjatë qeverisjes së kësaj partie.

Ai tha se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur ngritje të fitimit të bizneseve në raport me qeverisjet e kaluara, shifër kjo e cila tij po shkon drejt trefishimit.

“Për herë të parë bizneset kanë raportuar 200 milionë euro fitim në vitin 2024, bizneset kanë paguar tatim fitim rreth 86 milionë euro kur kemi ardhur ne në pushtet. Kjo po shkon drejt trefishimit. Mesatarja e të gjithave etapave ka qenë 80 milionë euro…Kur kemi ardhur ne, është raportuar se qarkullimi i bizneseve ka qenë rreth 11 miliardë euro, e deri në fund të këtij viti ka shkuar diku rreth 20 miliardë euro… Ka qenë edhe rritje për shkak të rritjes së qarkullimit që buron nga rritja ekonomike, por ka qenë edhe formalizimi – transformimi i ri”, tha ai.

Muja tha se rritja ekonomike duhet të përcjellë edhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Ai ka folur edhe për formalizimin e ekonomisë në veri dhe rregullimin e çështjes së pagesave për energjinë e shpenzuar elektrike.

Ai ka thënë gjithashtu se numri i bizneseve që po regjistrohen në veri është në rritje dhe se shërbimet kadastrale për herë të parë janë vendosur në atë pjesë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>