5 të plagosur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Kapshticë

Pesë të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Korçën me Kapshticën.

Mësohet se në mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe 4 pasagjerët që udhëtonin në të.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar për në spitalin e Korçës ku janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Lajmet 5 të plagosur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Kapshticë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>