24 gra përfituan lirinë falë amnistisë penale. E reja pas daljes nga burgu: Gjithmonë ka mundësi të dytë

24 vajza e gra nga burgu i grave u liruan sot duke përfituar amnistinë. 15 prej tyre dalin menjëherë ndërsa 9 të tjera përfitojnë 2 vjet ulje. Përqafime e lot gëzimi jashtë dyerve të burgut ku i presin të afërmit.

Fitojnë lirinë dhe tani duhet të nisin një jetë të re ndërsa nuk harrojnë të falenderojnë të afërmit që i mbështetën në ditët e vështira pas burgut.

Shoqeve që lënë pas i cojnë mesazhin se “Gjithmonë ka mundësi të dytë” tha një e burgosur teksa doli nga burgu.

***

Burgjet e vendit hapën dyert mesditën e sotme (24 prill 2024) për të gjithë ata që përfitojnë nga Ligji për Amnistinë Penale. 780 të dënuar u liruan nga burgu ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi. Ndërkohë për protestuesit e opozitës që u pushohet çështja janë 232.

Të shumtë ishin familjarët që kishin shkuar për t’i pritur.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte në burgun e Rrogozhinës, aty ku ishte edhe numri më i madh i të dënuarve që u liruan. Manja kishte një mesazh për të gjithë ata që lanë qelinë, duke u kërkuar që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas.

Uroj t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta”, tha Manja.

Manja iu përgjigj edhe njëherë akuzave të Partisë Demokratike, duke thënë se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO nuk ka përfituar. Ministri theksoi se amnistia i kursen buxhetit të shtetit rreth 30 milione euro.

“Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi janë një numër sa gishtat e një dore, nënpunës të thjeshtë që përfitojnë nga amnistia me ulje dënimi dhe lirohen me ulje dënimi. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka“, theksoi Manja.

Në Shkodër, i pari që la qelitë e burgut të Reçit ishte ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar me 3 vite burg për tjetërsim pronash në Shëngjin.

‘Uroj, askush të mos e provojë burgun’ u tha gazetarëve që ndodheshin atje.

Në total, nga ky burg përfituan lirinë 140 të dënuar, dhe për drejtorin e policisë së Burgjeve Paulin Rajta, kjo zgjidh sidomos mbipopullimin.

Në Lezhë, nga burgu i Shën Kollit u largua sot Dritan Gjuzi i dënuar me 17 vite për trafik narkotikësh. E motra ka ardhur nga Gjermania për të pritur të vëllanë invalid. Në burgun e Shënkollit, 6 u liruan, dhe 3 të tjerëve u ulet dënimi.

Në Korçë ndër 55 të burgosurit që lënë qelitë në burgun e Drenovës është edhe një i dënuar i cili më në fund arriti të merrte në krah të birin jashtë hekurave.

Nga burgu i Fierit, 119 të dënuar lanë qelitë, dhe 311 të tjerëve u ulet dënimit. Klement Omeri, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, shprehu jo pak emocione që më në fund është i lirë.

Mes të liruarve nga burgu i Peqinit është dhe një i dënuar që 19 vite të jetës i kishte kaluar në qeli.

Kush përfitoi nga amnistia penale?
Sipas ligjit të botuar në fletoren zyrtare, nga amnistia përfituan personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. Përmes kësaj amnistie, përfituan nga falja totale të dënimit burrat e dënuar me 4 vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese ishin ato që kishin deri në 5 vite dënim. Sipas kritereve të përcaktuara në ligj përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në 4 vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur 5 vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative.

Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë.

Lajmet 24 gra përfituan lirinë falë amnistisë penale. E reja pas daljes nga burgu: Gjithmonë ka mundësi të dytë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>