ZPS-ja refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Prokuroria Speciale ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n serbe, Bedri Shabanin, nëse ai ka qenë ose pritej të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin.

Bennetti ka bërë të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton çështjet e hetimit të saj.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Bedri Shabani, i cili raportohet se është dëshmitar i Speciales, u arrestua nga Policia e Kosovës në ditët e fundit, duke u përballur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale dhe lidhjet e tij me agjencinë serbe, BIA-n.

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha, ka pohuar se klienti i tij, njëri nga të dyshuarit për vepra të dyshimta të spiunazhit, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova të ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij.

Lajmet ZPS-ja refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>