VIDEO/ I ra të fikët, Veliaj dhe Abrija i vijnë në ndihmë qytetares në aeroportin e Hannoverit
![video/-i-ra-te-fiket,-veliaj-dhe-abrija-i-vijne-ne-ndihme-qytetares-ne-aeroportin-e-hannoverit](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/04/108620-video-i-ra-te-fiket-veliaj-dhe-abrija-i-vijne-ne-ndihme-qytetares-ne-aeroportin-e-hannoverit.jpg)
Një qytetar ka xhiruar kryebashkiakun Erion Veliajn dhe ish-drejtorin e Burgjeve Admir Abrija teksa nxitojnë të ndihmojnë në aeroportin e Hannoverit një grua që pësoi debulesë dhe u rrëzua në radhën e embarkimit.
Sikurse shihet edhe nga video, Veliaj dhe dhe Abrija e kanë ndihmuar zonjën të ulet në karrigen e pritjes së udhëtarëve në aeroport për t’u qetësuar.
Video duhet të jetë xhiruar dy ditët e fundit, ku kryebashkiaku Veliaj ishte në Gjermani për të marrë pjesë në Panairin e Teknologjisë që u zhvillua në Hanovër të Gjermanisë ku u prezantuan projekte për Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës.
Lajmet VIDEO/ I ra të fikët, Veliaj dhe Abrija i vijnë në ndihmë qytetares në aeroportin e Hannoverit >> Rahoveci INFO.