VIDEO/ Duart lart! Në makinë me fara kanabisi, momenti kur policia kap 23-vjeçarin në Shkodër
![video/-duart-lart!-ne-makine-me-fara-kanabisi,-momenti-kur-policia-kap-23-vjecarin-ne-shkoder](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/03/106724-video-duart-lart-ne-makine-me-fara-kanabisi-momenti-kur-policia-kap-23-vjecarin-ne-shkoder.jpg)
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prova” është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale S.K., në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara dhe një sasi lënde kanabis.
Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë të riun të cilit iu gjet në makinë lënda narkotike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë kanabis, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lajmet VIDEO/ Duart lart! Në makinë me fara kanabisi, momenti kur policia kap 23-vjeçarin në Shkodër >> Rahoveci INFO.