Vendimi i qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit, reagon Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi Kurti ka dhënë urdhër që Agjencia Kadastrale t’ia regjistrojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.

Arifi ka thënë se Kurti e kishte filluar me stikersat në tabela të veturave, tashmë po vazhdon me Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte quajtur të kohës së Millosheviqit, dhe sipas Arifit do të përfundojë me “Zajednicën”.

“Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hekterëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën. Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm”, ka shkruar Arifi.

Lajmet Vendimi i qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit, reagon Arifi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>