“Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës”
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar përgatitjet për emërimet e rëndësishme në ekipin e tij, me të cilët do të udhëheq në mandatin katër vjeçar në krye të shtetit. Sipas mediave në SHBA, posti më i përfolur është ai i Sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm, përfshirë Richard Grenell, Marco Rubin dhe Robert O’Brien. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social X për fillimin e këtyre emërimeve por pa dhënë detaje.
“Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip. Elise Stefanik është përzgjedhur për Përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubio për Sekretar Shteti dhe Michael Waltz për Këshilltar për Siguri Kombëtare”.
Pavarësisht se cila do të jetë administrata e re e SHBA-së, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo administratë. Por, në aspektin e marrëveshjes së Uashingtoni dhe atyre të Brukselit, Kurti ka thënës se i jep përparësi asaj të Brukselit.
“Së pari marrëveshja e Brukselit për të cilën jam zotuar…”, tha Kurti
Profesori i procesit të negocimit ndërkombëtar, Valon Murtezaj, tha se Republika e Kosovës është e obliguar të respektojë secilën marrëveshje për të cilën është zotuar, duke përfshirë ato të Brukselit dhe marrëveshjen e Uashingtonit Kosovë-Serbi.
‘’Republika e Kosovës duhet t’i përmbahet secilës marrëveshje që i ka nënshkruar jo vetëm nga një Qeveri por edhe nga Qeveritë e mëhershme. Prandaj edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Uashingtonit gjithsesi nëse është në mirëkuptimin e të dyja palëve dhe në kërkesën e të dyja palëve atëherë duhet të zbatohen. Nëse në këtë rast Administrata e re Trump fokusohet në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik të nënshkruar në vitin 2020 natyrisht që edhe Kosova duhet ta marr parasysh”, tha Murtezaj për rtv21.
Deputetja e partisë opozitare AAK, Time Kadrijaj, kritikon kryeministrin Kurti se po i ndërron qëndrimet e tij sipas interesave të tij elektorale. Sipas saj, Qeveria ka refuzuar bashkëpunimin me SHBA-të në procesin e dialogut me Serbinë.
‘’Asgjë nuk na çuditë prej kësaj Qeveria sepse ne si AAK kur kemi kërkuar
që në procesin e dialogut të përfshihen edhe SHBA-të siç dihet kjo Qeveri ka refuzuar duke thënë se Amerikan fqinjë e ka Meksikën dhe ne do ta ndjekim rrugën Evropiane përmes Brukselit”, tha Kadriaj.
Ndërkohë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, tha se tri figurat e përmendura për sekretar të shtetit në Administratën e re të SHBA-së, Richard Grenell, Maco Rubin dhe Robert O’Brien, do të kenë qasje mbështetëse ndaj Kosovë. Por, sipas tij nëse emërohet Grenelli në këtë post do të jenë më e vështirë për Kurtin.
‘’Në raport me Grenellin kanë pasur kundër goditje. Nëse emërohet Grenelli sekretash shteti do të jetë e disfavorshme për Kosovën”, Bilallli.
Gjatë ditës në sheshin e Prishtinës janë vendosur disa postet me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe ish-emisarin e tij Richard Grenell./RTV21/21Media