Tre të vdekur në një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Raportohet se si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në Liqenin e Badocit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për portalin rtv21.tv se rasti ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.

Në këtë aksident trafiku i përfshirë ka qenë një automjet në lëvizje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetim për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>