Takimi Kurti-Mocher, u diskutua për partneritet dhe mundësi të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, Martin Kocher në Vjenë të Austrisë, ku diskutuan për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Austrisë si dhe rolin, kontributin dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht nëpërmjet projekteve të Agjencisë Zhvillimore (ADA), të cilat arrijnë vlerën prej 26 milionë euro. Përkrahja nga kjo Agjenci ka luajtur një rol instrumental në zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendit, përfshirë këtu programin tonë për arsim dual.

Po ashtu Kurti theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në vendin tonë. Ndërkaq sipas Bankës Qendrore shuma e investimeve direkte nga Austria është gati gjysmë miliard euro, ndërkaq kontributi i saj në sektorë, si ai i bankës, sigurimeve dhe telekomunikacionit, ka ndikuar në rritjen tonë ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Kurti i bëri thirrje, që kompanitë austriake të hulumtojnë mundësitë dhe të angazhohen edhe në projekte të fushës së energjisë dhe infrastrukturës, në kuadër të investimeve që parashihen për tranzicionin energjetik të Kosovës dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kryeministri Kurti dhe ministri Kocher biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal, Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes të BE-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker