Sveçla dhe Hoxha e vizitojnë policin që u plagos nga hajnat në Kishën e Zllakuqanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi kanë vizituar zyrtarin, Januz Veselaj, i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje që po ndodhte në Kishën e Zllakuqanit.

“E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij. Përkundër që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar u gëzova që rikuperimi po vijon shumë mirë”, shkruan Sveçla.

Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë, ka deklaruar ministri.

Postimi i plotë:

Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi, sot vizituam Januz Veselaj, pjesëtarin e Policisë së Kosovës i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit.

E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij. Përkundër që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar u gëzova që rikuperimi po vijon shumë mirë.

Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.

Lajmet Sveçla dhe Hoxha e vizitojnë policin që u plagos nga hajnat në Kishën e Zllakuqanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>