Sulmohet një i mitur në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga po një i mitur mashkull kosovar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk është arrestuar dhe lidhur me rastin është njoftuar prokuroria.
“Viktima mashkull kosovar, i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria”, thuhet në njoftimin e Policisë. /21Media