Stresi dorëzohet në Polici

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin Rahoveci INFO.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Rahoveci INFO.tv.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës. Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por Noizy u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker