Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për RTK se takimi do të jetë vazhdimësi e takimeve të mëparshme. Sipas tij, ato nisin sot në mëngjes.

Edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.

“Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, tha ai.

Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme.

Lajmet Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>