Sonte, finalja e madhe, kush do ta ngrisë kupën Xhaka apo Gjimshiti?

Atalanta dhe Bajer Leverkuzeni do të përballen në finalen e madhe të Ligës Evropa, sonte nga ora 21:00.

Finalja e madhe do të zhvillohet në kryeqytetin irlandez Dublin, në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Për të arritur në finalen e madhe, bergamaskët që janë në cilësinë e skuadrës vendase në bazë të shortit kanë eliminuar gjigantin francez Olimpik Marsej.

Në anën tjetër Bajer Leverkuzen arriti të eliminoj një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë, Romën.

Bergamaskët kërkojnë trofeun e parë evropian në histori të klubit dhe janë të etur për një triumf në Dublin.

Në anën tjetër Bajer Leverkuzeni, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku kanë zhvilluar 51 ndeshje këtë edicion pa humbje, kërkojnë trofeun e dytë këtë edicion pas titullit të kampionit në Gjermani dhe për të vazhduar ëndrrën për ‘tripletën’ pasi janë edhe në finale të Kupës së Gjermanisë.

Në këtë finale të madhe të Ligës së Evropës do të jenë në fushë dy futbollistë shqiptarë, Berat Gjimshiti për skuadrën italiane dhe Granit Xhaka për gjermanët dhe që të dy pritet të luajnë nga minuta e parë pasi janë futbollistë kyç për Atalantën respektivisht Bajer

Lajmet Sonte, finalja e madhe, kush do ta ngrisë kupën Xhaka apo Gjimshiti? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>