Shtetasi i Turqisë kapet me dy pasaporta të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës
Një shtetas i Turqisë është kapur në Aeroportin e Prishtinës me dokumente false.
Atij i janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh./21Media