​Salah i siguron fitoren Liverpool për kreun e Premier Ligës

Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar fitoren e pestë në edicionin e ri të Premier Ligës duke marrë sërish kreun e tabelës.

Në ndeshjen e xhiros së gjashtë, Liverpool shënoi fitore jo edhe aq të lehtë në përballje në udhëtim kundër Wolverhampton me rezultat 2:1.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Ibrahima Konate në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë.

Mikpritësit u rikthyen në pjesën e dytë kur mbrojtësi algjerian Rayan Ait Nouri barazoi rezultatin në minutën e 56-të.

Ndeshja u vendos në minutën e 61-të me golin e Mohamed Salah nga penalltia.

Ndryshe, Wolverhampton ka nisur keq garat në Premier Ligë ku nga gjashtë ndeshje të zhvilluara ka pësuar pesë humbje dhe ka vetëm një barazim duke u renditur kështu në fundin e tabelës me vetëm një pikë.

Liverpool kryeson me 15 pikë, një më shumë se ndjekësit Arsenali dhe City në pozitat dy dhe tre. Chelsea renditet i katërti në tabelë me 13 pikë, Aston Villa është e pesta me 12 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së gjashtë të Premier Ligës nga ora 15:00 Ipswich Town-Aston Villa dhe nga ora 17:30 Manchester United – Tottenham Hotspur.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>