​Rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut

Duke iu referuar pretendimeve për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident në sheshin “Car Lazari” më 26 tetor 2024, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar sot suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtar policori pranë Drejtorisë rajonale të policisë në këtë komunë.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të hetimit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në keqtrajtimin e një qytetari.

Inspektorati Policor paralajmëron se në kuadër të autorizimeve ligjore do të ndërmerr veprime të tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente për të sqaruar rrethanat e rastit.
Sipas raporteve zyrtare, incidenti raportohet të ketë ndodhur kur policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor personin me inicialet M.S. me dyshimin se i njëjti ka dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë.
Hetuesit e IPK-së kishin paralajmëruar më herët do të kryejnë një hetim preliminar në lidhje me rastin.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker