Reagimi i fortë i Ramës: Kjo opozitë duhet shkatërruar përfundimisht me votë!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një postim në rjetin social X ngjarjet e ditës së sotme në Parlament duke thënë se “opozita sot u rikthye në identitet”.
Sipas tij autorët e këtij “rikthimi”, ishin “një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-zv/ kryeministër i arratisur, një ish-kryeministër në arrest shtëpie, një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe programi i RAI3 që shfaqië sipërpërmendurit siheronj pozitivë”.
Rama shtoi se “kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta”.
Ai përfundoi reagimin e tij duke thënë se ata nuk duhet të falen më dhe duhen “shkatërruar përfundimisht me votë”, pasi Shqipëria ” ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”.
Reagimi i plotë:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me sppirtin, por spirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritië që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush
Lajmet Reagimi i fortë i Ramës: Kjo opozitë duhet shkatërruar përfundimisht me votë! >> Rahoveci INFO.