Quinti del kundër vendimit për shpronësimin e tokave në veri
Shtetet e Quintit, BE-ja dhe OSBE-ja, i kanë reaguar Qeverisë së Kosovës, e cila më 30 maj mori vendimin për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
“Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, duke treguar se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vëmë re se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit”, thuhet në reagim.
Lajmet Quinti del kundër vendimit për shpronësimin e tokave në veri >> Rahoveci INFO.