Qeveria sot pranon Raportin e Progresit, Bislimi e Orav mbajnë konferencë për media
Qeveria e Kosovës sot do ta pranojë Raportin e Progresit. Dorëzimi i këtij raporti do të bëhet nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Pas pranimit Ambasadori i BE-së, Kurti dhe Bislimi do të dalin në konferencë për media në ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në të cilin bëhet dorëzimi i Raportit për Vendin për vitin 2024”, njoftoi Zyra e Kryeministrit./21Media