Qeveria merr këto vendime, ndahen 4 milionë për veri

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në këtë udhëzim administrativ specifikohet në mënyrë të qartë punët të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe sektorët që atyre iu ndalohet që të punojnë.

“Specifikon në mënyrë të qartë të gjitha format e rrezikshme të punës të cilat janë të ndaluara për fëmijët dhe nuk e rrezikojnë shëndetin e tyre. Ky udhëzim administrativ adreson punët që konsiderohen e rrezikshme si në vijim: puna gjatë orarit të natës, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, puna në thellësi nën sipërfaqet e tokës, ekspozimi në temperaturat ekstreme, ekspozimi ndaj radio aktivitetit… Sektorët me rrezikshmëri të lartë në të cilët ndalohet puna e fëmijëve që janë specifikuar në këtë udhëzim administrativ janë puna në eksploatimin e pasurive natyrore, punë në deponi të mbeturinave, puna në hoteleri, klubeve të natës, lojëra të fatit…”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të martën ka thënë se për herë të parë në procesin e regjistrimit të popullsisë do të jetë edhe një formular në të cilin do të mund të regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Ai ka përmendur edhe funksionalilzimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës, për të cilin tha se janë hapur edhe pozita të reja të punës.

Me këtë rast, ai ftoi qytetarët që të aplikojnë për këtë konkurs dhe të dorëzojnë dëshmitë e tyre në këtë Institut.

“Në për ditë i kujtojmë sakrificat e këtyre familjeve. Në mbledhjen e kaluar për të dokumentuar me saksi të gjitha kurimet me qenë se shpeshherë kemi shpërputhje të të dhënave, kemi funksionalizuar Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës për të cilin tashme janë hapur 25 pozita, atëherë ju bëjë thirrje ekspertëve që të aplikojnë. Krahas thirrjes për të deponuar dëshmi, i bëjë thirrje qytetarë që të përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Për herë të parë në regjistrim e popullsisë është përfshirë formulari për regjistrimin e dëmeve të luftës”.

“Ky regjistrim që fillon të premten do të na siguroj edhe një evidencë të se kaluarës. Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. I bëjë thirrje sistemit të drejtësisë për adresim me urgjencë i krimeve të kryera gjatë luftës, me kalimin e kohës jemi duke i humbur dëshmitarët”, ka thënë ai.

Në mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndarje të 4 milionë eurove për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kryeministri është shprehur se një ndër vendimet do të jetë edhe ai i ndarjes së 4 milionë eurosh për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri.

“Pas thirrjes thirrjes publike të MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që janë në gjendje të rëndë sociale me kushte të rënda banimi, ka kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerën e katër milionë eurove të cilat përdoren për subvencionimin qind për qind për ndërtim e shtëpive për qytetarët tanë në katër komunat veriore”, tha Kurti.

Qeveria e ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në këtë udhëzim administrativ specifikohet në mënyrë të qartë punët të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe sektorët që atyre iu ndalohet që të punojnë.

“Specifikon në mënyrë të qartë të gjitha format e rrezikshme të punës të cilat janë të ndaluara për fëmijët dhe nuk e rrezikojnë shëndetin e tyre. Ky udhëzim administrativ adreson punët që konsiderohen e rrezikshme si në vijim: puna gjatë orarit të natës, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, puna në thellësi nën sipërfaqet e tokës, ekspozimi në temperaturat ekstreme, ekspozimi ndaj radio aktivitetit… Sektorët me rrezikshmëri të lartë në të cilët ndalohet puna e fëmijëve që janë specifikuar në këtë udhëzim administrativ janë puna në eksploatimin e pasurive natyrore, punë në deponi të mbeturinave, puna në hoteleri, klubeve të natës, lojëra të fatit…”, ka thënë ajo.

Lajmet Qeveria merr këto vendime, ndahen 4 milionë për veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>