Prof. Dr. Ali Dula përkujton lavdinë e dy heronjve të kombit Tonit dhe Micit
Sot 26 vjet më parëLavdia për heronjtë tanë të luftës: Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullaabazi- MiciEpokat e mëdha të jetës sonë qëndrojnë aty ku ne fitojmë guximin për ta riemërtuar të keqen tonë në të mirën tonë. Në luftë edhe mund të ndodhin momente e situata të pafavorshme, por kjo për dy legjendarët rahovecas të luftës, Toni e Mici, gjithmonë shndërrohej në guxim për vazhdim të luftës së shenjtë dhe në shpresë e bindje të paluhatur për fitoren e paevitueshme dhe të lirisë sonë kombëtare. Vetëm ata që kanë qenë në rrezik, mund ta dinë guximin e tyre. Guximi, trimëria dhe sakrifica e tyre sublime që nuk njihte shprehjen ”frikë” i bëri të pavdekshëm në amanetin hyjnor.