Prijësi i sulmit në Banjskë, emri i Milan Radoiçiç del edhe në një tentativë vrasjeje të një dite më parë në Laposaviç

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, tha se është tentuar të vritet anëtari i partisë së Nenad Rashiçit, Marko Jablanoviç në Leposaviq. Sipas tij, atentatorit i kishte dështuar arma.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, duke thënë se po zhvillohen hetime.

“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodhur një rast tentimvrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani për KOHËN.

Zëvendësministri Radomiroviç shtoi se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq…Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajmet Prijësi i sulmit në Banjskë, emri i Milan Radoiçiç del edhe në një tentativë vrasjeje të një dite më parë në Laposaviç >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>