Policia: Qytetari serb që pretendon se u keqtrajtua kishte dëmtuar pronën private të një biznesi

Policia e Kosovës ka reaguar pasi një qytetar ikombësisë serbe, M.S., që pretendon se u keqtrajtua nga zyrtarët policorë të Kosovës në orët e para të së shtunës në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ka dhënë detaje për rastin që ka ndodhur afër sheshit “Car Llazar”. Sipas njoftimit, rreth orës 02:35, personi në fjalë ka tentuar të dëmtonte gjëra e pajisje që ishin të rrethuara me rrjetë, e që ishin pronë e një dyqani. Sipas njoftimit, personi ka kaluar rrjetën dhe ka dëmtuar gjërat në pronën private.

Sic njofton policia zyrtarët fillimisht i kanë kërkuar të ndalohet, por ai ka refuzuar t’u bindet urdhrave dhe ka ofenduar zyrtarët. Pas kësaj, ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion.
“Edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të njëjtin ta ndalojnë së vepruari dhe së fyeri, i njëjti nuk ka ndaluar dhe nuk iu është bindur urdhrave të ligjshëm policorë, andaj zyrtarë janë detyruar që të njëjtin ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, i dyshuari ka refuzuar ta bëjë testin e alkoolit.
Policia ka thënë se ndaj tij ka shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm dhe më pas është liruar.
I njëjti të shtunën, M.S. në mediat lokale serbe ka thënë se është keqtrajtuar në stacionin policor.

Derisa Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar sot se do t’i verifikojë pretendimet për rastin në Mitrovicë të Veriut dhe se ka nisur procesin e grumbullimit të informacioneve./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!