“Po kundërmon erë hajnie”, Haziri: ‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka adresuar një mori kritikash ndaj Qeverisë Kurti. Ai përmes një postimi në  Facebook ka thënë se fushatën për tërhejqen e njohjeve aktualisht po e bën kjo qeveri.

“Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Ëashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij. “, ka shkruar Haziri.

Më tej ai ka akuzuar Qeverinë për vjedhje.

“A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie!

Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim.”, ka përfudnuar Haziri./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>