PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mosrealizimin e votës së diasporës.

Në kallëzim, PD përmend vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit e drejta e emigrantëve për të votuar po cenohet për shkak të boshllëkut ligjor dhe se është detyrim i Kuvendit që të plotësojë këtë boshllëk brenda një viti.

Por, sipas tyre, Kryetarja e Kuvendit nuk ka krijuar kushtet për përmbushjen e këtij detyrimi.

PD akuzon Nikollën për tre shkelje duke renditur si të parin mos dërgimin brenda afatit të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Legjislacionit, duke penguar rrjedhimisht, sipas tyre, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Po ashtu, sipas tyre, Këshilli i Legjislacionit kishte vendosur për t’i dërguar Komisionit për Reformën Zgjedhore fillimin e punës për plotësimin e boshllëkut ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, por akuzojnë se ky material nuk është përcjellë administrativisht tek bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore.

Si shkelje të tretë të Nikollës, PD thekson se projektligjet e depozituara prej tyre për votën e diasporës nuk janë shqyrtuar.

Për sigurimin e votës së diasporës janë ndërmarrë disa nisma, por ende nuk ka një finalizim.

Në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2025, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nevojitet që boshllëqet ligjore të plotësohen brenda këtij sesioni parlamentar.

Lajmet PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>