Osmani thotë se regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi masakrën e Lybeniqit, ku forcat serbe, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati.

Osmani, ka thënë se tendenca e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as fëmijët.

E para e shtetit thotë se është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin e Presidencës, të postuar në Facebook.

Lajmet Osmani thotë se regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>