Osmani: Ne qëndrojmë me aleatin tonë Turqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin që ndodhi sot në Turqi, ku një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë. Nga ky sulm mbeten të vrarë katër persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Në platformën ”X” Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Turqinë, duke shtuar se terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend në botën tonë.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë!”, ka shkruar Osmani./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>