Osmani: Kosova po bëhet për herë të parë me strategji sportive

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në panelin për arsim, rini, kulturë dhe sport të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Kosova për herë të parë po bëhet me strategji shtetërore për zhvillim të sportit, e cila aktualisht është në konsultime publike.

Osmani ka theksuar se deri në gusht të këtij viti MKRS ka 36 federata sportive të licencuara me një proces komplet të ri në përputhje me standardet dhe kriteret e qeverisjes sportive.

“Kosova për herë të parë po bëhet edhe me strategji shtetërore për zhvillim të sportit, e cila aktualisht është në platformë të konsultimeve publike. Janë shpenzuar buxhet mbi 2 milionë euro të subvencionimit të tyre. Kemi arritur në një periudhë ku sot, në Kosovë nuk ka federatë sportive, të cilën nuk e njeh shteti e cila ka qasje në fondet publike. Kjo është realizuar përmes procesit të licencimit të federatave sportive. Deri në gusht të këtij viti kemi 36 federata sportive të licencuara me një proces komplet të ri në përputhje me standarde dhe kritere të qeverisjes sportive”, ka thënë Osmani.

MKRS, ka subvencionuar mbi 12 milionë euro federatat sportive nga 3 milionë që ka qenë në 2019.

“Nga buxheti prej afër 3 milionë euro shpenzim për subvencionim të organizatave sportive në vitin 2019, vitin e kaluar për vitin 2023 ministria jonë ka subvencionuar aktivitete sportive në vlerë mbi 12 milionë euro. Përveç rritjes së buxhetit, jemi siguruar që kemi ndërmarrë edhe masa për mënyrën se si po e shpërndajmë dhe si po shpenzohet buxheti. Qe nga viti 2021, kur kemi filluar qeverisjen, kemi thirrje publike dhe t’u japim klubeve të Kosovës qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në proces të financimit”, ka thënë ajo.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>