Nis me debate mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi
![nis-me-debate-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-koncesionet-ne-shendetesi](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/03/106644-nis-me-debate-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-koncesionet-ne-shendetesi.jpeg)
Pas miratimit me vota të mazhorancës dhe opozitës në parlament, këtë të hënë ka nisur punën komisioni hetimorparlamentare për koncensionet në shëndetësi.
teksa mbledhja nisi nën drejtimin e deputetes opozitare Albana Vokshi, ashtu siç dhe pritje kjo mbledhje ka nisur me debate mes saj dhe socialistëve në Komision.
Ndërhyrja për procedurë e deputetit Plarent Ndreca ka shkaktuar nervozizmin e demokrates Vokshi.
“Të lutem… MBYLLE!” – iu drejtua Vokshi Ndrecës.
OBJEKTI I HETIMIT
Shërbimi publik për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin” janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen, për të cilat opozita akuzon se janë manipuluar kostot financiare.
Komisioni do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ku 7 janë nga rithemelimi dhe 8 nga partia socialiste.
Pas Albana Vokshit, numri dy i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Plarent Ndreca, ndërsa afati kohor për hetimin parlamentar do të jetë 4 muaj që prej ngritjes së tij
Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni hetimor u depozitua në 25 shtator të vitit 2023 me firmat e 45 deputetëve nga opozita.
Ajo u rrëzua nga mazhoranca me pretendimin se kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe nuk nevojitet një hetim politik.
Nga ana tjetër, në kërkesën e parë të PD, ishin parimisht 4 koncensione që kërkoheshin për hetim, përfshirë shërbimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore. Por në kërkesën e dytë, këto nuk u përfshinë.
Lajmet Nis me debate mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi >> Rahoveci INFO.