Ngjarjet e datës 31 tetor
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike shqyrton raportin e auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, raportin e auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, raportin e auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban takimin e rregullt. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës Prishtinë, ora 10:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës, kati i gjashtë, ora 10:00)
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë organizon konferencë përmbyllëse. (Hotel “International Prishtina & SPA”, ora 10:00)
Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike, Iniciativa e Re Shoqërore, Aktiv, Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial mbajnë takim me Avokatin e Popullit Naim Qelaj. (Zyra e Avokatit të Popullit Prishtinë, ora 10:00, prononcimet për media ora 10:45)
Shkrimtari i njohur austriak Robert Menasse do të lexojë pjesë nga romani i tij “Zgjerimi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 16:00)