Nga interpelanca me ministrin e Mbrojtjes te pr/ligjet, çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

Kuvendi zhvillon sot senacë plenare ku si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço.

Kuvendi gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.

Gjithashtu sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Lajmet Nga interpelanca me ministrin e Mbrojtjes te pr/ligjet, çfarë do të ndodhë sot në Kuvend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>