Në Kuvendin e Kosovës sot mbahen punimet e Procesit të Bashkëpunimit për EJL

Sot e (shtunë) dhe nesër e (diele), në Kuvendin e Kosovës zhvillohen punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Sot do të zhvillohet takimi i Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, ndërsa të dielën Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Në këto punime, të shtunën, pritet të paraqitet edhe ministrja së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kurse të dielën ndër të tjerë të pranishmëve do t’u adresohet edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në këto punime fjalime do të mbajnë edhe deputetë, ministra e përfaqësues të tjerë nga Kuvendi, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.

Lajmet Në Kuvendin e Kosovës sot mbahen punimet e Procesit të Bashkëpunimit për EJL >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>