MASHTI i kthen përgjigje KQZ-së për hapjen e vendvotimeve më 21 prill në Veri

KQZ-ja i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit për sigurimin e qasjen dhe funksionalitetit të Qendrave të Votimit për votimin e 21 prillit në katër komunat veriore.

Lidhur me këtë, MASHTI i ka kthyer përgjigje KQZ-së.

Në përgjigjen që e ka parë Gazeta Express thuhet se “në bazë të nenit 7 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar dhe nenit 5 të Ligjit të Arsimit në komunat e Republikës së  Kosovës, shkollat janë kompetencë e komunave, përkatësisht komunat kanë kompetencë ekskluzive për shkollat në territorin e tyre”.

Kështu, KQZ tash kërkesën duhet t’ia drejtojë kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Më 21 prill, qytetarët e veriut pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

Lajmet MASHTI i kthen përgjigje KQZ-së për hapjen e vendvotimeve më 21 prill në Veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>