Masakra në Lybeniq / Haradinaj: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkrua sot në Lybeniq për të përkujtuar masakrën që kishte ndodhur atje në vitin 1999.

Ai tha se sa herë që shkon në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbet me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre ta kenë një varr për t’iu vendosur lule.

“Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule.”

Haradinaj ka thënë se Lybeniqi u sulmua edhe më 25 maj të vitit 1998, por java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme. Ai shtoi se armiku ekzekutoi mbi 100 shqiptarë në Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.

“Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.”

Ai ka pyetur se “a vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij?”

“Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”

Lajmet Masakra në Lybeniq / Haradinaj: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>