Lajmi i fundit / Vdes një burrë në një aksident në Mitrovicë

Ka vdekur një burrë në Mitrovicë si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë, i ndjeri kishte qenë duke e vozitur motoçikletën në kohën kur u aksidentua me një veturë.

Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe  motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi  i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit,  drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lajmet Lajmi i fundit / Vdes një burrë në një aksident në Mitrovicë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>