Krenar Lloga: Gjykata Kushtetuese e RMV të qëndrojë gjithmonë në krye të detyrës!

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga mbajti fjalën tij në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese.

Lloga theksoi se Gjykata Kushtetuese, si faktori kryesor i ruajtjes së shtetit të së drejtës, nëpërmjet praktikës së saj forcon të drejtat e njeriut dhe ruan autoritetin jo vetëm të aktit më të lartë juridik të vendit tonë, por edhe të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare.

Gjykata Kushtetuese, tha Lloga duhet të qëndrojë gjithmonë në krye të detyrës dhe e pandikuar nga pushteti.

“Në këtë drejtim vlen të përmendet që, Gjykata Kushtetuese shpesh i referohet praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjë që tregon orientimin e praktikës së saj gjyqësore drejt vlerave dhe standardeve evropiane, të mishëruara në Konventën Evropiane për të Drejtat Njeriut.

Në fund, kuptohet që, nevojitet edhe angazhimi i pushtetit ligjvënës edhe i atij ekzekutiv në mënyrë që, në të gjitha këto procese, Gjykata Kushtetuese të qëndrojë gjithmonë në krye të detyrës dhe të jetë e gatshme për të ushtruar juridiksionin e saj si dhe të mbetet garantuese e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe vlerave themelore të ngulitura në Kushtetutën tonë, me integritet profesional dhe me pavarësi të plotë në vendimmarrje“, u shpreh Lloga.

Lajmet Krenar Lloga: Gjykata Kushtetuese e RMV të qëndrojë gjithmonë në krye të detyrës! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>