Klubi i njohur italian interesohet për Zhegrovën

Edon Zhegrova po kalon moment fantastik te Lille, teksa në këtë sezon, ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 assiste.

Së fundmi, sulmuesi ka vendosur ta ndërrojë agjentin, teksa të enjten është njoftuar se Hasan Çetinkaya me agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT” ka marrë nën menaxhim lojtarin.

Agjencia në fjalë ka nën menaxhim yje si mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres, mbrojtësi i Unitedit, Victor Lindelof dhe sulmuesi i Leipzigut, Emil Forsberg.

Nga mediat italiane vijnë të reja të rëndësishme.

Calciomercato shkruan se Zhegrova po monitorohet nga Juventusi dhe ekziston mundësia që klubi bardhezi në verë të bëjë ndonjë lëvizje për të sjellë futbollistin në Torino.

Asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi francezët kanë pretendimet e tyre për 25-vjeçarin, që ka kontratë me Lille deri në vitin 2026.

Lajmet Klubi i njohur italian interesohet për Zhegrovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>