Ishin shpallur në kërkim nga Kosova, arrestohen dy persona në kryeqytet

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”.

Shtetasit A. B. (59 vjeç) dhe Sh. S. (51 vjeç), ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Arrestimet u realizuan pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me autoritetet në Kosovë. Një gjykatë në Gjakovë kishte vendosur dënim prej 2 vjetësh burgim për ta.

Sakaq, autoritetet po punojnë për të organizuar ekstradimin e tyre në Kosovë.

Lajmet Ishin shpallur në kërkim nga Kosova, arrestohen dy persona në kryeqytet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>