Gjendet pa shenja jete një person, ishte duke punuar

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Polica përmes raportit ditor ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Logjore (IML) për obduksion./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>