FOTO / Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të ish-Presidentit amerikan, George W Bush

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës.

Këtë Osmani e ka thënë në ngjarjen kryesore me rastin e 20 vjetorit të MCC-së në prag të Samitit SHBA-Afrikë, ku edhe po merr pjesë presidenti George W Bush si themelues i MCC-së.

Postimi i plotë:

Roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.

Në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëherit themelues i MCC-së, fola për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast rikonfirmova rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi  duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë. 🇽🇰 🇺🇸

Lajmet FOTO / Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të ish-Presidentit amerikan, George W Bush >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>