Fillon takimi Bislimi-Bettel
Ka filluar takimi mes Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Pas takimit do të mbajnë konferencë për media në kuadër të së cilës do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.
Bettel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ndërkaq, në ora 15:20, Bettel do të takohet me presidenten Osmani.