Fetoshi: Dejona Mihali është ”kryeministre” e LVV-së e autorizuar nga Kurti
(Lajm i përditësuar)
Fetoshi: Dejona Mihali është ”kryeministre” e LVV-së e autorizuar nga Kurti
Analisti politk, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 duke folur për aferat korruptive të Qeverisë Kurti që u përfolën muajtë e fundit tha se ”aferat janë konkrete nuk po ju thonë të gjithë ministrive të Qeverisë Kurti”
Fetoshi tutje foli edhe për pozicionin e Dejona Mihalit të LVV-së , e cila sipas tij është kryeministre e LVV-së me autorizimin e Kurtit.
”Kemi të bëjmë edhe me një shkarje serioze të raportit të LVV-së me institucioneve të shtetit nëpremjet Dejona Mihalit, cka po du me thënë me këtë nëse i referohemi pozicionit të saj, të paktën mendimi im është ky, Dejona Mihali si koodinatore për komunitet është ”kreyministre” e LVV-së dhe pozita numër 2 e Qeverisë së Kosovës e autorizuar nga vetë Kurti”, tha Fetoshi.
Rritja e pagave, Fetoshi: Hajgare, nuk bëhet fjalë për rritje të pagave
Analisti politk, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 ka folur për vendimin e Qeverisë lidhur me rritjen e pagave tha se paga minimale në Kosovë është e fundit në Evropë.
Sipas tij, i gjithë ky vendim është ”hajgare” pasi që s’ka të bëjë me rritje të pagës.
”Nëse i referohemi asaj që lidhet me shkallen e inflacionit me impaktin e madh në shporten e familjes në Kosovë dhe rritjen e plokramuar nga Qeveira me vendimin e djeshëm mendoj që ka shperputhje që e kthen në hajagre këtë punë, nuk bëhet fjalë për rritje të pagave, nëse i referohemi statistikave në vitin 2021 kur e ka amrrë mandatin Kurti, paga mesatre ka qenë para pagaes mesatre në Shqipëri paga mesatre në Kosovë është e fundit në Evropë”, tha Fetoshi.
Fetoshi: Presioni me të cilën përballet Kurti besoj që do të ketë tërheqje edhe sa i përket Asociacionit
Analisti politk, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 ka thënë se duke pasur parasysh presonin që e ka Kryeministri, Albin Kurti dhe Qeveria do të ketë tërheqje edhe sa i përket Asociacionit.
”Nuk e di sa është presioni, po ta sjellë një shembull të tërheqjes së Kurtit që ka të bëjë me hapjen e urës së Ibrit në Mitroivcë, pra në momentin kur lexohet saktësisht shkalla e presionit me të cilin përballet Kurti dhe Qeveria jonë unë besoj në tërheqje, kjo i bije që unë besoj që do të veprojë edhe sa i përket Asociacionit”, tha Fetoshi.