Erdogan pas takimit me Kurtin: Mirëpres zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar  se rritja e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duhet të shkojë nga 750 milionë dollaorë në mbi një miliard dollarë, transmetojnë mediat turke.

Sipas njoftimit të zyrës për media të presdencës turke  në takim janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, lufta në Palestinë si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdogan duke folur për raportet tregtare ka thënë se dy vendet kanë potencial për të zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, përfshirë në industrinë e mbrojtjes.

Ai ka folur edhe për raportet Kosovë -Serbi duke konstatuar se ka zbutje.

“Është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Erdogan në takimin me Kurtin ka potencuar edhe “mbështetjen aktive që duhet t’i jepet Palestinës”.

Lajmet Erdogan pas takimit me Kurtin: Mirëpres zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>